E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sherr fizik mes biznesmenit dhe kandidatit të PD në Elbasan

Një konflikt fizik është shënuar këtë të enjte mes kandidatit për deputet në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Përplasja ka ndodhur në një lokal në fshatin Labinot të Elbasanit, ndërsa vjen vetëm 4 ditë pas përplasjes në “Ditën e Verës” mes militantëve të PS dhe PD.

Luçiano Boçi deklaroi se po dilte nga një takim politik, kur Luca, sipas tij, i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë, ndërsa pretendon se biznesmeni ka tentuar edhe ta godasë.

“Këto janë plerat e Ramës. Agresion me motive politike, të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Përdorin mjeke anti-politike, Rama të gjejë një mënyrë tjetër. Po dilja nga një takim miqësor dhe politike për të diskutuar me banorët për problemet e zonës. Në dalje, ky zotëri vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas afrohet dhe tenton goditjen dhe pastaj agravon situatën, deri në kërcënime për jetën. Janë kaq shumë në panik; të majtët kaq të frikësuar nga humbja, saqë përdorin mjete të tilla antipolitike. Do t’i këshilloja që Rama plehrat e tij, duhet t’iu gjejë një mënyrë tjetër për të kanalizuar frikën për humbjen e madhe që e pret. Përgjigjen e kanë marrë sot dhe do ta marrin edhe nesër, më 25 prill. Me datën 25 prill i zbresim nga froni i banditëve. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për ta denoncuar. Prokuroria duhet të filloj hapat e tjerë”, tha Luca.

Vazhdo të lexosh

Reklamë