E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shërohet nga koronavirusi pacientja 100-vjeçare

Pas 33 ditësh trajtimi, një 100-vjeçare u shërua nga koronavirusi. Ajo quhet Anna dhe është nga Italia, e cila për më shumë se një muaj luftoi kundër koronavirusit dhe më pas fitoi sfidën.

Nonna Anna, në fillim të nëntorit, kishte pasur kontakt me një person pozitiv. Pas testit serologjik, ajo doli e prekur me COVID.

Ajo mbeti vetëm në shtëpi, por gjithmonë e monitoruar falë një kamere të instaluar pranë shtratit të saj. Nipërit e mbesat e saj i sillnin asaj ushqim për drekë dhe darkë.

Shtëpia e saj është dezinfektuar dhe për disa ditë fëmijët, nipërit dhe mbesat kanë mundur të kthehen për të gjetur sërish në gjendje të mirë “gjyshen Anna” të tyre të dashur, e cila i mbijetoi luftës, gripit spanjoll dhe tani edhe Covid.

Vazhdo të lexosh

Reklamë