E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shërohen edhe 7 pacientë të tjerë, 36 persona të shtruar në spital

Numri i pacientëve të shëruar vijon të rritet çdo ditë.

Reklamë

Gjatë 24 orëve të fundit, listës së personave që kanë mposhtur COVID-19 i janë shtuar edhe shtatë pacientë të tjerë. Gjithsej të shëruar janë 410 persona.

Sipas Marjeta Dervishit, numri i të rikuperuarve është më i lartë se i të infektuarvë aktivë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.”

Ndërkohë, në dy spitalet COVID janë të shtruar 36 pacientë. Nga këta, gjashtë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë