Deri më tani, në vendin tonë janë shënuar 186 të infektuar me koronavirus.

 

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë shëruar në total 31 pacientë, mes të cilëve një mjek dhe një infermier.

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 teste, prej ku 12 raste kanë dalë pozitivë me COVID-19.

 

“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.”

 

Ministria informon se nëse qytetarët kanë shenja të koronavirusit dhe për rastet e urgjencave, duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

 

– Tiranë 107 raste

 

– Durrës 11 raste

 

– Lushnje 4 raste

 

– Elbasan 5 raste

 

– Rrogozhinë 2 raste

 

– Fier 20 raste

 

– Kavajë 4 raste

 

– Korçë 12 raste

 

– Vlorë 5 raste

 

– Shkodër 4 raste

 

– Lezhë 4 rast

 

– Berat 1 rast

 

– Has 2 raste

 

– Krujë 1 rast

 

-Tropojë 2 raste

 

– Pukë 2 raste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *