E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shërohen 172 pacientë në Maqedoninë e Veriut, shtohen viktimat

Maqedonia e Veriut ka regjistruar këtë të hënë 78 të infektuar dhe 5 viktima si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit u deklaruan 172 të shëruar, duke e çuar në total numrin e pacientëve që fituan betejën me Covid në 3199.

Autoritetet shëndetëore raportuan tre personat që kanë ndërruar jetë janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga.

Që nga fillimi i pandemisë, shënohen 7124 persona të diagnostifikuar me Covid-19 dhe 346 vdekje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë