Vertet e pabesueshme ajo qe ka ndodhur ne grupin D te Champions League! Sheriff Tiraspol, skuader krejtesisht modeste ka shokuar Realin e Madridit duke fituar 2 me 1 ne Spanje.
Nje rezultat pa asnje sens logjik për gjigandët e Europës pasi moldavet jane një klub shume modest e që luajnë për herë të parë në fazën e grupeve te nje kompeticioni kaq madhor.
Mirepo ata tashme kryesojne grupin D me 6 pike pas dy fitoresh dhe jane nje realitet!
Jakshibajev shenoi i pare per miqte ne fraksionin e pare te ndeshjes.
Benzema barazoi ne minuten e 65 me penallti, mirepo Sheriff beri historine duke shenuar ne shtese me ane te Thill pas nje gjuatje spektakolare nga jashte zone.
Reali mbetet i dyti ne grup me 3 pike ndersa Shakhtar dhe Inter kane nga nje pikë.
Duelet e grupit D u transmetuan ekskluzivisht ne Tring.





