Subscribe

Qeveria miratoi paketën numër 2 për shtresat në nevojë. Bonusi nis nga 5 mijë lekë për individët deri në 10 mijë lekë për familjet në nevojë dhe një pagë shpërblim për një kategori punonjësish të administratës.

Por ish- zv/ministri i Financave Sherefedin Shehu është i mendimit se kjo është një kafshatë, me efekt politik.

Sipas meje, kjo paketë është “one time” ose një kafshatë. Nuk është një mbështetje e vazhdueshme. Paketa të tilla qeveria i harton më shumë për efekt politik, për të treguar që qytetarët i ka në fokus. Ndërkohë mbështetja do të duhet të jetë rritje konkrete e ndihmës ekonomike apo mbështetje që përfitojnë shtresat e tjera”,– tha Shehu


Por teksa qeveria pretendon se kursimet që janë krijuar në buxhet vijnë nga performanca e mbledhjes së të ardhurave, Shehu thotë se ato vijnë nga papërgjegjshmëria e mos realizmit të investimeve publike, zëri më i rëndësishëm i ekonomisë.

Suficiti nuk është një lajm i mirë,  në një vend që ka nevoja kaq të mëdha për investime. Mbi të gjitha ai nuk po vjen nga mbledhja shtesë e të ardhurave. Mos kryera e investimeve publike nuk mund të shitet si sukses. Mbi të gjitha edhe ato para që janë mbledhur më shumë se parashikimi, vijnë nga tatimi mbi të ardhurat. Rritja e pagave automatikisht ka rritur edhe tatimin. Ndaj këtu nuk mund të flasim për performancë. Nëse do të kishte para shtesë, do të kishte buxhet suplementarë dhe jo akt normative”, -sqaroi Shehu

Të dhënat si 10-mujorë  nga buxheti i shtetit tregojnë se shpenzimet totale të qeverisë arritën në 482 miliardë lekë apo 68%. Deri në fund të vitit shpenzimet do të arrijnë në 705 miliardë. Kjo diferencë prej 200 mln eurosh pak e vështirë për tu konsumuar në ekonomi vetëm në një muaj, ndaj qeveria u detyrua të rialokojë fondet në ato zëra që kanë një ecuri më të mirë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *