Subscribe

Shërbimi i sëmundjeve infektive në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ka tashmë një urgjencë të re. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se janë dyfishuar kapacitete.

 

Ogerta Manastirliu: Me këtë investim, dyfishohen kapacitetet pritëse të urgjencës së infektivit me standarde bashkëkohore, duke garantuar një përgjigje më të mirë në kohë por edhe me cilësi, në rastet e urgjencave infektive dhe duke siguruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor”

 

Ministrja Manastiliu foli edhe për mungesat e mjekeve ne shërbimin infektiv.

 

“Mungesa për katër vite e specializimeve patjetër që ka sjellë probleme sa i takon mjekëve të specializuar, por pas më pak se 1 muaji, diplomohen 300 mjekët e parë specialistë, ku mes tyre ka edhe infeksionistë që kanë kontratë me Ministrinë dhe do të shërbejnë në disa spitale rajonale, si dhe janë 4 mjekë që mund të rekrutohen.

 

Duke u nisur nga rasti i dhunimit të një mjeku pak ditë më parë, Manastirlu tha se do të vendoset një regjim i ri nëpër spitale, ku familjarët nuk do të lejohen në urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *