Brenda këtij viti qendrat shëndetësore do të funksionojnë edhe si qendra sociale për personat me aftësi të veçanta. 6 ekipe me mjeke dhe punonjës social do të shpërndahen në qarkun e Tiranës në shërbim të komuniteteve.
Për personat me aftësi te kufizuara do të ofrohen jo vetëm shërbime shëndetësore por edhe shërbime rehabilitimi, si fizioterapi dhe terapitë për shëndetin mendor, me ngritjen e ekipeve të përbashkëta, mjekë, infermierë dhe punonjës social.
Vitin e ardhshëm ky shërbim do të shpërndahet edhe në 11 qarqe të tjera, në varësi të nevojave të komunitetit. Pas rikonstruksionit 300 qendrat shëndetësore në të gjithë vendin janë përshtatur edhe për ofrimin e shërbimit social.