Subscribe

Klinika Ligjore Bedër do të ofrojë për herë të parë shërbime pa pagesë për individët që janë në pamundësi ekonomike për t’iu drejtuar një zyre avokatie.

Aftësimi pratik i studentëve të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë të këtij Kolegji është një ndër qëllimet e kësaj klinike ligjore.

 

NERTIL BËRDUFI

DREJTOR I KLINIKËS LIGJORE BEDËR

“Aftësimi praktik i studentëve. Ofrimi falas i ndihmës juridike i shtresave në nevojë. Risia: klinikës i është atashuar një psikolog ligjor, i pranishëm është dhe eksperti i jashtëm që ndihmon me problematika.”

 

Bazat e ndërtimit të kësaj klinike ligjore janë marrë si shembull nga ato më të suksesshmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

PROF. DR. ALTIN SHEGANI 

KONSULENT I KLINIKËS LIGJORE BEDËR

“Format i kudo ndodhur ne planet mësimore në fakultetet juridike në Europë dhe SHBA. Origjina e këtij formati edukimi vjen nga SHB. Për një farë kohe, këto programe janë konceptuar si Street Law. Ky lloj formati është i rëndësishëm sepse midis të tjerash arrin që të sensibilizojë edukimin juridik komunitar. Aktorët që marrin pjesë realisht dhe praktikisht në këtë lloj formati edukimi, pra studentët, konsiderohen si artizanë të drejtësisë në raport me atë çka përftohet dhe me atë çka del nga pikëpamja e produktit. Jo thjesht në kuadrin e dinamikës së roleve që ata konceptojnë duke zbatuar praktikisht njohuritë që marrin në planin teorik, por edhe duke konceptuar dosjen e klientëve, që kërkojnë njohje shumë të mirë të praktikës ligjore dhe dosjes në fjalë, kështu që investohen praktikisht mbi bazën e përgatitjes teorike që ata kanë. Momenti final është momenti kur gjithçka është përgatitur teorikisht dhe praktikisht shkon finalizohet në Gjykatë.”

 

Studentët që do të jenë pjesë e Klinikës Ligjore Bedër do të zhvillojnë punën e tyre duke u mbështetur dhe mbikëqyrur nga pedagogët e Departamentit të Drejtësisë, si dhe nga ekspertë të fushës.

Klinika Ligjore Bedër do të informojë qytetarët në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë dhe aktet normative në fuqi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *