Ministri Bledi Çuçi i ngarkuar për koordinimin e manaxhimit të krizës nga tërmeti në qarkun Durrës ishte sot në një prej hoteleve të mëdha në Golem, ku janë strehuar rreth 350 persona të mbetur pa shtëpi. Bashkë me Çuçin ishte edhe ministrja Ogerta Manstirliu. Një dhomë e veçantë e hotelit ishte përshtatur si ambulancë, ku ofrohej shërbim mjekësor gjatë gjithë kohës, me mjekë, infermierë dhe shërbimin e urgjencës në rast nevoje.

 

“Ne do t’u gjendemi pranë të gjithë njerëzve në nevojë, në mënyrë që atyre të mos u mungojë asgjë. Kujdesi për shëndeti është nga gjërat kryesore që ne do t’ua garantojmë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë një organizim të shkëlqyer për të ofruar këtë shërbim. Kemi një mbulim me shërbim të specializuar në të gjitha pikat ku kemi grumbullime të njerëzve”, tha ministri Çuçi.

 

Po kështu hoteli në fjalë dhe të gjitha pikat e tjera ku janë stehuar banorët janë pajisur edhe me punonjës socialë, për të lehtësuar traumën që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar, sidomos për fëmijët.

Shërbimi mjekësor dhe social do të ofrohët në këto qëndra pritëse, hotele apo ambiente të tjera, për të gjithë periudhën që banorët do të strohehen në to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *