Subscribe

Nga kjo e martë të gjithë qytetarët e Shkodrës që vuajnë nga sëmundjet e veshkave nuk do t’iu duhet të udhëtojnë drejt Tiranës, pasi do ta marrin shërbimin e hemodializës në spitalin rajonal të qytetit. I shoqëruar nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, kryeministri ka parë nga afër punimet e kryera në këtë repart, qe do t’i shërbejnë të gjithë zonës se veriut.

“Problemi i gjithë këtyre njerëzve që janë torturuar për gjithë këto vite, janë zvarritur me tre turne, që janë detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera për të marrë këtë shërbim tre herë në javë, – do zgjidhet në rang Shqipërie. Kjo është e dyta, do vazhdojmë me Korçën, me Lezhën, me Elbasanin’”.

Për kryeministrin Rama, ky repart vjen si rezultat  partneritetit publik – privat.

“I asaj fjalës që u bë si shfaqje e huaj, koncesion, por në fakt është një partneritet publik privat, sepse një investim të tillë në gjithë territorin e Shqipërisë, në një kohë kaq të shkurtër shteti nuk e bënte dot. Atëherë bashkëpunimi me privatin sjell që investimi të bëhet menjëherë dhe që personeli shtetëror të ketë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe jo vetëm, por edhe materialet që duhen, edhe mirëmbajtjen e aparaturave edhe riparimin e aparaturave. Pra, personeli i spitalit ka vetëm një problem, si të trajtojë sa më mirë pacientët.”

Investimi kap vlerën e 900 mijë dollarëve dhe ofron një shërbim me aparatura dhe teknologji moderne, me kapacitete të zgjeruar, te gatshme për të pritur pacientët, numri i të cilëve është në rritje. Gjatë vizitës kreu i qeverisë është ndalur edhe në stadiumin “Loro Borici” Vizita e kryeministrit ne kete objekt vjen pak ditë pasi FSHF vendosi që stadiumi i ri të inaugurohet në gusht për superkupën e Shqipërisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *