Subscribe

Çdo shkollë në kryeqytet ka kabinetin e saj dentar për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç. Vizion Plus u ndal në shkollën 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, ku pa nga afër punën e mjekut stomatolog dhe dëshirën e nxënësve për të shkuar për vizita rutinë.

 

Dariel Malo, 10 vjeç dhe Drini Kurti, 13 vjeç tregojnë se falë këshillave të dentistit në shkollë kanë arritur të mbajnë një higjienë të mirë orale, kujdes që ka nisur që në arsimin parashkollor.

 

Kisha një dhëmballë që më dhimbte shume sepse po haja çokollata dhe një ditë erdha këtu për ta rregulluar dhëmbin. Pasi kam marrë të gjitha këshillat ndihem shumë  më mirë. Më ka thënë që ti laj dhëmbët ti pastroj dhe ta përsëris këtë.

 

Unë vij çdo 6 muaj te mjeku  i shkollës dhe bëj kontrolle për ta mbajtur sa më pastër gojën. Mjeku I shkollës më ka evidentuaar se duhet të vendosur tela dhe më pas e kam kuptuar  dhe i vendosa.

 

-shprehen nxënësit.

 

 

Prindërit e nxënësve thonë se roli i stomatologut në shkollë ka ndikuar në parandalimin e problemeve.

 

MIMOZA KURTI

PRIND

Tre fëmijët e mi që në fillimiet  e parashkollorit kanë marrë shërbim dentar nga drejtoresha e shkollës dhe është bërë edhe mbushje e dhëmbëve të qumështit që kjo e ka ndihmuar fëmijën që dhëmbët e pjekurisë, dhëmbët e përhershëm të zënë një vend më të mirë në pjesën e nofullës.

 

Sipas mjekes stomatologe të shkollës “Jeronim de Rada” problemet me higjienën orale nuk mungojnë. Ajo shton se grupmosha që kërkon më shumë ndihmë mjekësore në këtë fushë është nga 6 deri në 9 vjeç.

 

IRIDA XHANGOLLI

MJEKE STOMATOGE NË SHKOLLËN “JERONIM DE RADA”

Problemet e kariesit, cipave, gurëzave, problemet me higjienën orale dhe kemi edhe probleme të shfaqjes së kariesit të gradave të para, të dyta dhe të treta, por eedhe të katërta. Problematika janë më shumë kur kemi sisteme dhëmbore, dhëmbët e qumështit që kap fëmijët nga klasa parë deri nga klasa e katërt. Kemi ndërgjegjësim të nxënëësve dhe të prindërve. Higjiena orale sa vjen dhe përmirësohet.

 

Me fillimin e këtij viti shkollor ministria e shëndetësisë ka nisur punën për shtimin e kabineteve dentare edhe në Durrës, Shkodër dhe Elbasan. Përveç kujdesit oral, në institucionet shkollore ka edhe programe të tjera për shëndetin e fëmijëve, siç është shërbimi okulistik.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *