E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Vendi

Shënon Besart Berisha për Melbourn Victory

Besart Berisha është rikthyer tek goli ne kampionatin Australian. Sulmuesi Kosovar shënoi një nga golat e fitores së pastër 0 me 2 të skuadrës së tij Melbourn Victory ndaj Central Coast Mariners në javën e 22 te kampionatit. Berisha luajti 72 minuta si titullar në këtë ndeshje përpara se të zëvendësohej nga Tompson. 30 vjecari gjithsesi e bëri më së miri detyrën e tij në këtë transferte, duke hapur serine e golave për Melborun Victory në minutën e12. Pas një krosimi nga e djathta, Besart Berisha fitoi duelin me mbrojtësin kundërshtar dhe zgjati të majtën e tij, duke e dërguar topin ne këndin e djathtë të portierit Izzo. Lojtari kosovar u rikthye tek goli pas 3 ndeshjesh, duke u ngjitur në kuotën e 15 në kampionat, i dyti në listën e golashënuesve, 5 më pak sesa Fornaroli i Melburon City. Ndërkohe goli i dytë për ekipin e Berishës u shënua në fund me anë të Ben Khalfallah. Melborun Vitotry është e 5 në renditje me 33 pikë, por vetëm 6 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Adelaide United.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë