Te gjithë sulmuesit e kombëtares kaluan ne fundjave tepër pozitive me klubet e tyre, duke lëshuar sinjale se jane gati për ndeshjet qe do te luajnë me kuqezinjtë kundër Marokut dhe mbi te gjitha me Maqedoninë. Pas Gashit, ishte radha e Balajt, Manaj dhe Sadikut per te gjetur rrjetat kundërshtare. Ne Rusi, Bekim Balaj luajti titullar dhe shënoi me koke ne pjesën e pare nje nga golat e fitores 2 me 1 te skuadrës se tij kundër Rostov ne Jaen e 5 te kampionatit. Per Balajn, ky ishte goli i dyte ne kampionat me Terek Groznin skuadër ne te cilin ne minuten e 72 kundër Rostov luajti edhe lojtari tjetër i kombëtares Odise Roshi. Ndërkohe, Armando Sadiku vazhdon te jete protagonist ne kategorinë e dyte zvicerane me Zyrihun. Sulmuesi elbasanas realizoi golin e pare te ekipit te tij ne fitoren 1 me 3 ne transferte kundër Schafhausen. Sadiku kryeson tabelën e golashënuesve me 4 gola e nuk dihet nëse do te largohet apo jo ne ditet e fundit te merkatos. Shënon golin e pare ne Serine A ndërkohë Rey Manaj. Sulmuesi lushnjar realizoi për Peskaren vetëm pak minuta, pasi u fut ne fushën e lojës, por nuk shmangu dot humbjen 2 me 1 ndaj Sasuolos edhe pse pati një tjeter rast per shënim.