Subscribe

Ne dy ndeshje te kampionatit zviceran te luajtura te shtunën dy shqiptare me skuadrat e tyre kane qene autore golash. Burim Kukeli rikthehet te goli me skuadren e tij Zyrihun ne fitoren e thelle ndaj St Gallenit 4-0. Kukeli shënoi golin e dyte te ndeshjes per te tijet teksa nuk shenonte prej disa muajsh. Zyrihu ndodhet ne vendin e 8 ne kampionat me 28 pike plote 5 me pak se vendi I 4 qe do te thote sezonin e ardhshëm kupat e Europes. Per momentin kete vend e mban skuadra e nje tjeter shqiptari qe eshte titullar i padiskutueshëm i saj. Jahmir Hyka dhe Luzern nuk ndalen dhe kane shkatërruar Vaduzin e vendit te fundit 5-1. Do te duhej te ishte nje duel me Armando Sadikun por elbasanasi nuk ishte grumbulluar fare per kete ndeshje dhe Vaduz ka mbetur qe ne minute e 16 me 10 lojtare. Luzerna e ka patur mjaft te lehte me pas te shënoje 5 here dhe golin e fundit me ane te Hykes. Tiramnasi e ka kontrolluar mire topin Brenda zones me te majtën dhe godet fort diagonal Tokasi pa i lene portierit asnjë shans. Ishte goli i trete per Hyken qe luan sezonin e 6 me Luzernen. Nderkohe megjithëse ka luajtur per 73 minuta Shkelzen Gashi, nuk ka arritur te shënoje ne fitoren e Kolorado Rapids ndaj Torontos 1-0. Autor i golit te vetëm ishte Luis Solignac. Nderkohe ka patur përplasje ne Serine B italiane ku skuadrat e dy shqiptareve Memushaj dhe Basha qëndronin përballë njëra-tjetrës. Peskara ka mundur 2-1 Comon e vendit te fundit dhe shqiptaret ishin protagoniste ne sherrin masiv ne fund te takimit. Gjyqtari ka nxjerre karton te kuq pe Bashen ndërsa Memushaj është ndëshkuar vetem me te verdhe. Peskara është ne vendin e 8 ne zonën e plejofit per tu ngjitur ne Serine A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *