E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shënoi golin e parë ndaj Kroacisë, Laçi: Të synojmë vendin e dytë ose të tretë

Autori i golit të parë për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Kroacisë, Qazim Laçi, ka folur pas barazimit.

Ai tha se është i lumtur për golin, por më e rëndësishme është pika që morëm.

“Për mënyrën si shkoi ndeshja, e meritonim golin në fund dhe barazimin. Kemi bërë shumë mirë dhe luftuam shumë. Jam shumë i lumtur për golin. Më shumë rëndësi ka ajo pika. Mendoj se paraqitja e lojtarëve ndaj Spanjës, do jetë e nivelit më të lartë. Pse jo, të synojmë vendin e dytë ose të tretë”, deklaroi Laçi. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh