Armando Sadiku është përzgjedhur në 11-shen më të mirë të Super Ligës Indiane për këtë javë. Sulmeusi kuqezi i dhuroi një pikë Mohun Bagan ndaj Odisha-s, duke realizuar dopietë.

Sadiku i vetëm arriti të barazojë avantazhin e dyfishtë të kundërshtarit në pjesën e parë.

Për lojtarin nga Elbasani, 3 janë golat e këtij edicioni, në 6 takime. Sadiku, vlen të theksojmë se luajtur edhe në Kupë. Me interes të madh priten paraqitjet e tij në vijim. Mohun Bagan renditet në vendi ne 3-të, pas 6 ndeshjesh.

Eksperienca e Armando Sadikut mund të bëjë që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho të ftojë lojtarin për Europianin e verës së ardhshme. Gjithsesi, për ftesën, futbollisti duhet të tregojë veten këto kohë me paraqitje të mira.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *