E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

Shënohet viktima e parë, përshkallëzohen protestat kundër Macron/FOTO

Një protestues ka vdekur dhe dhjetëra janë plagosur pasi protestuan në rrugët e Francës të zemëruar për rritjen e çmimit të karburantit.

 

Një drejtues mjeti goditi aksidentalisht dhe vrau një protestuese të shtunën, pasi u kap i befasuar kur protestuesit po bllokonin rrugën.

 

Reklamë

Protestuesit po përpiqen të bllokojnë autostradat, si dhe të pushtojnë depot e karburantit me një lëvizje popullore që e kanë quajtur “xhaketat e verdha”.

 

Ky reagim vjen pas rritjes së taksave të karburantit nga presidenti Emmanuel Macron.

 

Ata akuzojnë presidentin Emmanuel Macron për braktisjen e “njerëzve të vegjël”.

 

Deri tani, sipas ministrit të Brendshëm Castaner gjashtëmbëdhjetë protestues kanë pësuar lëndime të lehta.

 

Autoritetet presin që në rrugët kombëtare të Francës dalin rreth 50,000 protestues.

 

Macron nuk ka komentuar deri më tani mbi protestat, disa prej të cilave kanë parë demonstruesit që kërkojnë që ai të japë dorëheqjen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë