Është shënuar viktima e parë e prekur nga koronavirusi në Shqipëri.Ajo është një 73-vjeçare e cila ndërroi jetë mesidtën e kësaj të mërkure në Spitalin e Durrësit për shkak të komplikacioneve të rënda pasi vuante nga sëmundje kardiake dhe pulmonare.

 

 

E moshuara u transportua në orët e para të mëngjesit drejt Spitalit Infektiv për në Tiranë, ku mbahen të shtruar dhe pacientët e tjerë të prekur nga sëmundja covid-19, por për shkak të gjendjes së rëndë ajo u kthye sërish në Durrës, ku pak minuta më vonë ndërroi jetë.

 

Mbrëmjen e të martës ajo u fut në reanimacion në Spitalin e Durrësit  pasi pati tension të lartë dhe u mbajt nën survejencën e mjekëve.

 

73-vjeçarja ndodhej prej 6 ditësh në spitalin e Durrësit ku po mjekohej për pneumoni. Ajo u zbulua se kishte koronavirus vetëm pasi u tha mjekëve që kishte qënë në Itali për një ditë.

 

Ndërkohë situata në Spitalin e Durrësit vijon të jetë e rëndë pasi katër mjekë dhe inferimerë të infektivit janë vetëkarantinuar gjatë ditës së sotme pasi ishin të ekzpouar gjatë kurimit të 73-vjeçares.

 

Nga ana tjetër, uniformat blu kanë vendosur një perimetër sigurie përgjatë gjithë spitalit.

 

Viktima e pare nga koronavirusi ka sjelle reagimin e krereve te shtetit dhe lideret e partive politike, te cilet se pari kane ngushelluar familjet e se dyti u kane bere apel qytetareve te zbatojne te gjitha rregullat e vendosura nga mjeket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *