Rajoni
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

Në Kosovë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për një 85-vjeçar nga komuna e Podujevës. Ka qenë djali i të ndjerit, i cili konfirmoi se i ati ka ndërruar jetë.
Po ashtu, pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike, si dhe ishte infektuar nga djali dhe vajza e tij që rezultuan pozitivë.
Reklamë
Në total, numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Ndërkohë, qeveria po iu bën thirrje të njëpasnjëshme qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




