E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri

Shkon në dy numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi mëngjesin e kësaj të mërkure se pacienti 66-vjeçar nga Lushnja që ishte i shtruar në Spitalin Infektiv ka humbur jetën. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.

 

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.”

 

Reklamë

66-vjeçari bëhet kështu viktima e dytë në Shqipëri nga COVID-19, pas 73 vjeçares që humbi jetën në Spitalin e Durrësit. Edhe ajo ishte në gjendje të rëndë dhe vuante dhe nga patologji të tjera.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë