E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Turqi

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Turqi. Bëhet fjalë për një 89-vjeçar, për të cilin thuhet se ka patur kontake me dikë nga Kina.

 

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 98. Vetëm të martën u shënuan 51 raste të reja.

 

Reklamë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet të ndërmarrë të tjera masa për parandalimin e Covid-19, një ditë pasi vendi raportoi vdekjen e parë nga virusi i rrezikshëm.

 

Deri më tani, në të gjithë botën regjistrohen mbi 197 mijë raste të konfirmuara, ndërsa numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 7.900. Ndërkohë mbi 81 mijë të tjerë janë shëruar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë