E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shënohet një tjetër viktimë nga COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në total në 4 numrin e viktimave.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik dhe Spitalor i Kosovës, ku deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 raste të reja të konfirmuara me COVID-19.

 

Reklamë

Viktima ishte një 65-vjeçar me iniciale I.SH, i cili pësoi atak kardiak. Ai u transferua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, ndërsa rezultoi pozitiv me Covid-19 pas testimit, post mortum.

 

Deri më tani në Kosovë nga 2.106 testime, 170 raste kanë dalë pozitive me COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë