E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shënohet 1 viktimë nga Covid, zbulohen 149 raste të reja

Një person ka humbur jetën nga COVID. Betejën me virusin nuk arriti ta fitonte një 76-vjeçare nga Tirana.

 

Po ashtu, janë shtuar sërish edhe rastet me koronavirus në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 149 infektime, nga 3,753 testime të kryera.

 

Reklamë

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Ndërkohë, në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             288

Shkodër          110

Elbasan           80

Vlorë               69

Fier                  47

Berat               46

Lezhë              40

Durrës             30

Kukës              20

Korçë               15

Gjirokastër        15

Dibër                 3

Vazhdo të lexosh

Reklamë