E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shënohen viktima nga stuhia në Indi  

Mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie vdekjeprurëse që ka përfshirë shtetet veriore të Indisë. Dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi shirat e rrëmbyeshëm, rëra dhe erërat e fuqishme, shkaktuan shkuljen e pemëve, shembjen e qindra shtëpive dhe rrëzimin e shtyllave elektrike.

 

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tre rajone, përfshirë edhe zonën Agra ku ndodhet monumenti i Taxh Mahalit. Autoritetet shprehen se stuhitë janë të zakonshme në këtë stinë, por ato kurrë nuk kanë shkaktuar një dëm kaq të madh. Zyrtaret japin alarmin se numri i viktimave mund të rritet, pasi stuhia ka goditur edhe kryeqytetin e Indisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë