E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shënohen viktima nga përmbytjet në Spanjë

Pas një numri rekord zjarresh në verë, Spanja është shndërruar në vendin e ekstremeve pasi përmbytjet e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar 5 viktima dhe rreth 3500 persona janë evakuuar.

 

Lumenjtë dolën nga shtrati ndërsa disa zona të Valencias, Murcias dhe Andalucia-s lindore u përballën me reshjet më të dendura të regjistruara në dekada.

 

Reklamë

Pamjet tregojnë qartë situatën kaotike që ka shkaktuar vërshimi i ujit. Rrugët janë bllokuar, institucionet kanë pezulluar punën, ndërsa janë mbyllur edhe aeroportet.

 

Me mijëra oficerë policie, punonjës të zjarrfikëses dhe ushtarë po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit, disa me varka e helikopterë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë