Subscribe

Humanistja shqiptare qe ia kushtoi gjithë jetën te varfërve, te sëmurëve dhe njerëzve ne nevoje, Nene Tereza, është shpallur shenjtore nga kreu i kishës katolike, Papa Francesku. Ne prani te rreth 100 mije besimtareve ne sheshin e Shen Pjetrit ne Vatikan u mbajt ceremonia e shenjtërimit, nje nga ngjarjet me te rëndësishme per kishën ne ketë vit te Jubileut te Mëshirës, qe përkon edhe me 19 vjetorin e ndarjes se saj nga jeta. Te pranishëm ishin krerët me te larte te shtetit shqiptar dhe krerë shtetesh e qeverish nga 13 vende te botes, ndërsa ne shesh binin ne sy flamujt e Shqipërisë e Kosovës. Kardinali Angelo Amato lexoi nje biografi te shkurtër te Nene Terezës dhe me pas i kërkoi Papes ta kanonizonte ate ne emër te Kishës. Ati i shenjte lexoi ne latinisht formulën e shenjtërimit.

“Pas shqyrtimit te duhur dhe lutjeve te shpeshta per ndihme hyjnore dhe duke kërkuar këshillën e shume vëllezërve tane peshkopë, deklarojmë Terezën e bekuar te Kalkutës shenjtore dhe e vendosim atë mes shenjtoreve te tjerë, duke dekretuar se ajo do te nderohet si e tille nga kisha. Sot ia dorëzoj kete figure emblematike gruaje dhe shenjtoreje gjithë botes se vullnetarizmit. Le te jete ajo modeli juaj i shenjtërimit. Kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmon te kuptojmë se kriteri yne i vetëm i veprimit është dashuria e çliruar nga çdo ideologji qe i drejtohet kujtdo, pa dallim gjuhe, kulture, race apo besimi, qe i sjell shprese njerëzimit’.

Per te shuar çdo debat per prejardhjen e shenjtores, lutja e parë në meshën e shenjtërimit u mbajt në gjuhën shqipe. Mesha u mbajt nen masa te larta siguria, me nje kryeqytet te blinduar dhe rreth 3 mije forca policore. Kontrolle te rrepta u kryen ne sheshin e Shën Pjetrit, mbi te cilin janë ndaluar edhe fluturimet. Ceremonia u ndoq ne ekrane te mëdhenj edhe ne Kalkuta te Indisë, ku Nene Tereza themeloi urdhrin e Misionareve te Bamirësisë. Ceremonia ne sheshin e Vatikanit e përmbyll rrugëtimin e Nene Terezës drejt shenjtërimit, nje periudhe relativisht e shkurtër krahasuar me shenjtore te tjerë, te cilëve u janë dashur edhe shekuj. Ajo erdhi edhe fale lumturimit, qe u përshpejtua nga Papa Gjon Pali II. Ajo u shpall shenjtore, pasi iu njohën dy mrekulli nga Vatikani, shërimi i nje braziliani nga nje tumor ne tru dhe i nje gruaje indiane, qe vuante nga një tumor ne stomak. Te dy u shëruan fale lutjeve te saj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *