Subscribe

Shenjtërimi i Nene Terezës mbizotëroi ne televizionet dhe agjencitë prestigjioze te lajmeve ne te gjithë boten. Nga Italia, prej nga u zhvillua ceremonia e deri ne SHBA, mediat pasqyruan kete ngjarje, se cilës i kane paraprirë artikuj dhe reportazhe te shumta kushtuar kësaj figure. Faqet informative i bene jehone ceremonisë, qe u ndoq nga miliona besimtare ne te gjithë boten. Mediat italiane veçuan fjalimin e Atit te Shenjte dhe vlerësimet e tij per nobelisten shqiptare te paqes, si nena qe sfidoi te pushtetshmit, nje shembull qe duhet ndjekur, si dëshmi e kujdesit dhe vëmendjes ndaj te varfërve. Agjencia e lajmeve “Reuters” theksoi se mbi 120 mije pelegrinë mbushen sheshin e Vatikanit per te nderuar murgeshën shtatvogël, qe u erdhi ne ndihme indianeve te vobekte dhe u shndërrua ne nje nder figurat me te njohura te shekullit XX. BBC dhe CNN shkruan gjithashtu per Nene Terezën, gruan qe u shpall shenjtore per veprat e saj te bamirësisë dhe misionet qe fale saj veprojnë ne te gjithë boten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *