Lidhjet gjithmonë mund të kenë një fillim të lumtur por asnjëherë si dihet se si mund të jetë fundi I tyre.

Të gjithë mundohen me një qëllim të mirë në fillim pavarsisht se çfarë do të ndodhë rrugës. Ndonjëherë çiftet kalojnë në rutinë dhe më nuk gëzohen kur janë në shoqërinë e njëri –tjetrit. Këto lidhje sipas ekspertëve, kanë tendencë të dështojnë pasi pas një kohë partnerët thjesht nuk janë të lumtur.

 

Nëse doni të zbuloni nëse lidhja juaj do të vijojë dhe për shumë gjatë duhet të dini patjetër;

 

E kur mund ta dini nëse lidhja juaj do të vazhdojë?

Keni shumë gjëra për të biseduar të gjesh dikë me të cilin/cilën mund të ndani shumë gjëra të përbashkëta e të bisedoni për shumë tema, është një prej shenjave që lidhja juaj mund të vazhdojë.

 

Keni shaka të përbashkëta

Të kesh një lidhje me dikë që gjithashtu e ke mik më të mirë, është shenjë e qartë që lidhja juaj do të zgjasë.  Sipas një studimi të kryer nga Univeristeti i Vancouver, çiftet që i konsiderojnë partnerët si miqtë e tyre më të mirë, janë më të lumtur. Çiftet stabile dhe të sigurta në dashurinë e njëri – tjetrit, i ndajnë edhe detajet më të imëta të tyre dhe bëjnë shaka me njëri –tjetrin.

 

Nuk mund të qëndroni ndaras

Sipas studimeve çiftet që kalojnë shumë kohë bashkë, e këtë e bëjnë pjesë të rutinës së tyre, e kanë më të vështirë që të qëndrojnë larg njëri –tjetirt pasi mund të përjetojnë edhe ankth.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *