Shtatzënia din të jetë gjë e çuditshme: shpenzoni vite të tëra duke u përpjekur ta shmangni dhe ndërmerrni çdo masë parandaluese derisa papritmas e shihni veten se dëshironi të krijoni fëmijë dhe filloni t’i bëni gjërat në mënyrë krejtësisht të kundërt.

 

Por, si mund ta dini se jeni shtatzënë?

 

Normalisht ekziston mundësia e testit të shtatzënisë, por pastaj ka disa simptoma të cilat mund t’ju tregojnë se jeni shtatzënë edhe atëherë kur testi i shtatzënisë nuk mundet.

 

Sipas ekspertëve, kjo listë e mëposhtme i përfshin të gjitha simptomat të cilat sugjerojnë se mund të jeni shtatzënë:

 

Nuk u kanë ardhur menstruacionet

 

Kjo është simptoma kryesore! Nëse nuk ju kanë ardhur menstruacionet, atëherë është koha të bëheni gati për një fëmijë..

 

Ndjeheni e sëmurë ose jeni e sëmurë

 

Të qenit e sëmurë është një simptomë tjetër e njohur e shtatzënë, pasi që sëmundjet vijnë si reagim i hormoneve në trup.

 

Ndryshime në gjoks

 

Vetëm pak para kohës kur duhet t’ju vijnë menstruacionet, gjokset dhe thimthat tuaja fillojnë të bëhen më të ndjeshme dhe më të mëdha.

 

E ndjeni nevojën për të urinuar tërë kohën

 

Mund ta gjeni veten duke u zgjuar edhe nga gjumi për të urinuar.

 

Keni shije të çuditshme në gojë

 

Shumica e femrave raportojnë se goja e tyre mban shije metalike gjatë fazës së hershme të shtatzënisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *