Sipas statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 9 për qind e grave vuajnë nga mungesa e hekurit, por numri është edhe më i lartë për gratë fizikisht aktive, thonë ekspertët, – shkruan Living. 10 shenjat e mëposhtme paralajmëruese ju tregojnë nëse vuani nga mungesa e hekurit apo jo .

 

Lodhje
Trupi e përdor hekurin për të formuar hemoglobinën, substanca në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjen. Kur organizmit i mungojnë qelizat e shëndetshme e të pasura me oksigjen ju filloni të ndiheni të lodhur.

 

Vështirësi në përqëndrim
Sinteza e neurotransmetuesve mund të ndryshojë tek njerëzit me mangësi të hekurit, duke shkaktuar marramendje dhe mungesë përqëndrimi.

 

Vështirësi në frymëmarrje
Pa hekur të mjaftueshëm në gjak, trupi bëhet i uritur për oksigjen.

 

Lëkurë e zbehtë
Pamja e zbehtë mund të shkaktohet nga keqqarkullimi i gjakut dhe zvogëlimi i numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

 

Thonj të brishtë
Thonjë e brishtë dhe lehtësisht të thyeshëm është shenjë e mungesës së hekurit në organizëm.

 

Infeksione më të shpeshta
Nëse kohet e fundit keni kaluar gjendje të shpeshta gripale apo viroza , mund të jetë për shkak të mungesës së këtij minerali.
Urinë e kuqe apo rozë ëhtë gjithashtu shenjë e mungesës së hekurit, vetëm në rast se nuk keni ngrënë ushqime me pigment të theksuar të kuq apo vishnje ( si panxhari)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *