Lidhjet romantike janë prezente në çdo moment të jetës, por vjen një fazë kur ato duhet patjetër që të kalojn ë në një tjetër stad siç është lidhja serioze.

 

Prania e një personi pranë për të ndarë të mirat dhe të këqijat që mund të na ndodhin në jetë është pikërisht partneri ai që na kupton më së miri.

 

Prandaj, ekspertët kanë krijuar një listë me disa prej shenjave definitive të cilat mund t’ju ndihmojnë ta identifikoni nëse lidhja juaj është duke shkuar shumë mirë.

 

Keni tema të shumta për t’i diskutuar

 

Aftësia për ta gjetur dikë dhe për të shpenzuar sa më shumë kohë me të ju mundëson të futeni në mendjen dhe psikologjinë e tij/saj. Këtë mënyrë, ju mund ta shihni sa të përshtatshëm jeni. Nëse jeni me dikë që mund të keni biseda të gjata edhe pas një kohe shumë të gjatë që njiheni, kjo është shenjë jashtëzakonisht e mirë. Kjo do të thotë se gjithmonë do të keni çfarë të flisni me njëri-tjetrin sepse që të dy juve u duken temat interesante.

 

Qeshni shumë me njëri-tjetrin

 

Të pasurit një lidhje dashurie me dikë që e konsideroni si shok/shoqe të ngushtë, atëherë kjo është diçka që për siguri do të zgjatë shumë. Kur e keni dikë me të cilin i ndani detajet e vogla që përfundojnë në shaka mes juve dyve, atëherë kjo tregon se keni një lidhje të fortë me njëri-tjetrin dhe e keni një sens të njëjtë të humorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *