Ekzistojnë shumë shenja të cilat shërbejnë si indikatorë se mund të jenë shtatzënë, e të cilat i dinë shumica. Megjithatë, më poshtë i keni disa shenja të hershme të shtatzënisë, të cilat thuajse është e pamundur t’i vëreni.

 

Gjokse të ndjeshme

 

Gjokset e ënjtura, të mëdha dhe të buta janë simptoma e parë e shtatzënisë.

 

Për shkak të ndryshimeve hormonale në trup, gjokset ënjten dhe bëhen më të ndjeshme.

 

Ky ndryshim mund të ndodhë edhe pas një jave që keni mbetur shtatzënë.

 

Marramendje

 

Kjo është ndër shenjat e zakonshme që ndodhin rreth kohës së menstruacioneve, dhe pasqyrohen si marramendje e lehtë.

 

Hormoni i quajtur progesteron, e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe kjo shpien në qarkullimin e dobët të gjakut në tru, gjë që edhe e shkakton marramendjen.

 

Ndjeheni të lodhura

 

Shumë ndryshime ndodhin posa të keni mbetur shtatzënë dhe nivelet e larta të progesteronit bëjnë që të ndjeheni e lodhur më lehtë.

 

Shqisa e nuhatjes bëhet më e fuqishme

 

Gjatë shtatzënisë gratë bëhen shumë të ndjeshme ndaj erërave, shkruan Telegrafi. Sistemi i nuhatjes ndikohet nga ndryshimet hormonale në nivelin e estrogjenit, dhe kjo shpien në më shumë ndjeshmëri ndaj erërave.

 

Bëheni më emocionale

 

Nëse jeni e dobët emocionalisht dhe gjatë kohës qani, kjo është gjithashtu ndër simptomat e para të shtatzënisë.

 

Ndryshimet hormonale ndikojnë në neurotransmetues, prandaj përpiquni të meditoni dhe t’i mbani emocionet nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *