Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në...

Nojer gati të vendosë një rekord në Champions League

Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut

20 Shtator 20:26

Qarkullimi i gjakut është thelbësor për një shëndet të mirë. Gjaku ndihmon transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në çdo pjesë të trupit.

Çdo problem me sistemin e qarkullimit të gjakut mund të çojë në një sërë çështjesh shëndetësore.

Nëse nuk trajtohet shpejt dhe në mënyrën e duhur, ai mund të shkaktojë dëme serioze në tru, zemër, mëlçi, veshka dhe gjymtyrë.

Sistemi i qarkullimit të gjakut është një sistem i shtyrë nga zemra, që të sigurojë një furnizim të vazhdueshëm të gjakut në trup nëpërmjet enëve të gjakut, dhe është i rëndësishëm sepse:

– Furnizon me oksigjen dhe lëndë ushqyese të gjitha qelizat e trupit.

– Heq çdo produkt, mbeturina dhe toksina nga trupi.

– Fluksi i gjakut ndihmon për të shëruar plagët apo dëmtimet në trup.

– Ai gjithashtu rregullon nivelin e temperaturës dhe pH në trup.

Ju mund të keni qarkullim të dobët të gjakut për disa arsye, ku më të zakonshmet janë:

– Arteriskleroza

– Forcimi i arterieve

– Çrregullimet në arterie (PAD)

– Diabeti

– Sëmundjet e zemrës

– Obeziteti

– Pirja e duhanit

– Alkooli

Duke mësuar simptomat e qarkullimit të dobët të gjakut, ju duhet të filloni të kuroni në kohë simptomat dhe shkaqet e tij, para se ai të çojë në sulm të zemrës, goditje në tru, ngrirje muskulare, etj.

Këto janë shenjat paralajmëruese që ju keni qarkullim të dobët të gjakut

– Ënjtje e gjymtyrëve

Ënjtja e këmbëve mund të jetë për shkak të uljes ose qëndrimit në këmbë në të njëjtin pozicion, për periudha të gjata kohore, ose nga konsumi i lartë i kripës, kequshqyerja, mbipesha, plakja, një jetë jo aktive, çrregullimet mestruale apo shtatzënia.

Megjithatë, në qoftë se ju vuani nga ënjtja në këmbët tuaja prej një kohe të gjatë , kjo mund të jetë për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut.

Për shkak të mungesës së rrjedhjes së gjakut, veshkat bëhen të paafta për të kryer procesin e mbajtjes fluide në enët e gjakut.

Kjo shkakton derdhje të lëngjeve jashtë enëve të gjakut dhe vendosje të tyre në indet përreth, e cila çon në ënjtje. Në rastet ekstreme, qarkullimi i dobët mund të shkaktojë ulçera në këmbë. Kjo ënjtje nuk kalon vetëm pasi të përmirësohet qarkullimi i gjakut.

– Mpirje e gjymtyrëve

Ndjeheni të mpirë në pjesë të caktuara të trupit, sidomos në gjymtyrë (duart dhe këmbët), edhe kjo gjithashtu mund të jetë një shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut.

Ju mund të keni mpirje për shkak të presionit të vazhdueshëm në duart apo këmbët tuaja, ose për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit, presionit të përkohshëm nervor, një mënyre jetese të dobët dhe një mangësi ushqyese të vitaminës B12 apo magnezit.

Por kjo mpirje mund të jetë gjithashtu një simptomë e sindromit të diabetit, sklerozës së shumëfishtë apo gjëndrave tiroide.

– Duart dhe këmbët e ftohta

Qarkullimi i duhur i gjakut ndihmon të mbajë një temperaturë të shëndetshme të trupit. Kur qarkullimi i gjakut është ndërprerë, trupi nuk mund të mbajë temperaturën e tij normale, duke rezultuar në duar dhe këmbë të ftohta.

Për shkak të qarkullimit të dobët, gjaku nuk është në gjendje të udhëtojnë lehtësisht në pjesët më të largëta të trupit, të tilla si gishtat e këmbëve.

Nivelet e reduktuara të oksigjenit në qelizat e trupit mund të çojnë në gjymtyrë të ftohta.

Shkaqe të tjera të zakonshme të duarve dhe këmbëve të ftohta janë gjëndrrat tiroide, sindromi Raynaud dhe nevropatia periferike. Nëse keni gjymtyrë të ftohtë, pa ndonjë arsye të njohur, konsultohuni me mjekun tuaj për të gjetur shkakun e saktë.

– Lodhje e vazhdueshme dhe plogështi

Lodhja është një efekt anësor i zakonshëm i tendosjes fizike dhe marrjes së shumë medikamenteve. Megjithatë, një ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes mund të tregojë furnizimin e pamjaftueshëm të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit.

Kjo shkakton organet të luftojnë për të kryer detyrat e tyre normale. Ajo madje prek muskujt, pasi ato nuk janë duke marrë oksigjen të mjaftueshëm.

Së bashku me lodhjen dhe plogështinë, disa njerëz madje mund të vuajnë nga vështirësi në frymarrje, mungesa e qëndrueshmërisë dhe dhimbjet e muskujve.

Shkaqe të tjera të lodhjes përfshijnë përdorimin e tepruar të alkoolit, futjen e tepruar të kafeinës, pasivitet, gjumë të dobët, ankth, depresion, pikëllimin dhe stres.

– Sistem imunitar të dobët

Një sistem i dobët i qarkullimit të gjakut do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tuaj imunitar. Për shkak të qarkullimit të dobët, vitaminat dhe mineralet që trupi juaj ka nevojë për të luftuar infeksionet nuk janë të shpërndara në kohë dhe në sasi të mjaftueshme. Kjo ndikon në aftësinë e trupit për të zbuluar dhe për të luftuar çrregullimin.

– Vena me variçe

Venat me variçe që shfaqen në këmbë mund të jenë një simptomë e qarkullimit të dobët. Për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut, presioni ndërton dhe shkakton që venat e vendosura nën sipërfaqen e lëkurës të fryhen, të shtrembërohen dhe të bëhen shumë të dukshme.

Venat me variçe kanë tendencë të paraqiten në kërcinjtë e këmbëve dhe të shkaktojnë dhimbje, krruajtje, nervozizëm dhe ndjesi djegie në këmbë. Shfaqja e venave të fryra është gjithashtu një shqetësim estetik për shumë njerëz.

Faktorë të tjerë të zakonshëm që kontribuojnë në venat me variçe janë trashëgimia, trashja, kapsllëku, ndyshimet e hormoneve në trup, përdorimi i pilulave kontraceptive dhe madje edhe profesionet që kërkojnë qëndrimin në këmbë.

Nëse keni vena me variçe, është thelbësore që të vishni çorape të posaçme shtrënguese për të përmirësuar rrjedhën e duhur të gjakut. Gjithashtu, konsultohuni me mjekun tuaj për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e saktë.

– Humbja e papritur e flokeve

Humbja e flokëve pa ndonjë arsye të njohur është një shenjë e qartë se gjaku nuk është duke u shpërndarë si duhet nëpër trup. Kur koka nuk merr ushqyerje thelbësore në sasinë e duhur, floku bëhet i hollë, i thatë, dhe fillon të bjerë jashtë mase me shpejtësi.

Ekspertët rekomandojnë masazhim të kokës me vajin e duhur të flokëve për të trajtuar humbjen e flokëve. Masazhi ndihmon në rritjen e fluksit të gjakut në rrënjët e flokut. Është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj për të përcaktuar nëse ndonjë trajtim shtesë është i nevojshm për qarkullimin e dobët.

Qarkullimi i keq shkakton gjithashtu lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë, për shkak të mungesës së lëndëve ushqyesve.

Faktorë të tjerë që qëndrojnë pas humbjes së flokëve janë stresi, pirja e duhanit, mangësitë ushqyese, çekuilibri hormonal, faktorët gjenetik, infeksionet e kokës, çrregullimet tiroide, anemia dhe sëmundjet kronike.

– Inferliteti

Tek burrat, qarkullimi i dobët i gjakut çon në zvogëlimin e rrjedhjes së gjakut në organet riprodhuese, dhe kjo mund të shkaktojnë dhe të kontribuojë për impotencë. Ky problem karakterizohet nga probleme të vazhdueshme.

– Ndryshimi i ngjyrës së buzëve

Në qoftë se lëkura apo buzët tuaj kthehen në blu, kjo tregon në mënyrë të qartë nivele të ulëta të oksigjenit në gjak, apo qarkullim të dobët. Ky problem është i njohur edhe si cianozë.

Një nivel i ulët i oksigjenit në gjak shkakton ndryshim të ngjyrës së lëkurës nga e kuqe e ndritshme në të errët. Kjo e bën lëkurën rreth syve, mishrat dhe buzët të duken blu. Edhe gishtat e këmbëve do të kenë një pamje të mavijosur.

Njollat e papritura në lëkurën e foshnjave mund të jenë gjithashtu shenja e parë e sëmundjes së lindur të zemrës, kështu që është e rëndësishme që të kërkoni këshillë mjekësore menjëherë.

– Shqetësimi ose ngushtimi në gjoks

Zemra juaj është përgjegjëse për pompimin e gjakut nëpër trup, por për të funksionuar si duhet, zemra ka nevojë edhe për rrjedhjen adekuate të gjakut. Qarkullimi i ulët në arteriet e zemrës shkakton ngushtësi dhe shqetësim në gjoks.

Dhimbjet e rënda që vijnë e shkojnë rastësisht, janë një problem që në gjuhën mjekësore njihet si angina pectoris, apo thjesht angina.

Dhimbja e kraharorit gjithashtu mund të jetë një shenjë e arteriosklerozës në këto arterie.

Megjithatë, dhimbjet gjoksi mund të jenë gjithashtu një simptomë muskulare, urth, aciditet, një infeksion në frymëmarrje, ulçer në stomak, apo dispepsi.

Nëse keni dhimbje gjoksi, konsultohuni me mjekun tuaj menjëherë për të parandaluar një problem mjekësor potencialisht të rrezikshme për jetën.

Këshilla për të përmirësuar qarkullimin e gjakut

– Bëni stërvitje fizike, kjo duhet të jetë një pjesë e rutinës suaj të përditshme.

– Mos u stresoni! “Relax”. Stresi është i tmerrshëm për zemrën tuaj dhe kjo mund të ndikojë në sistemin e qarkullimit të gjakut më shpejt se sa ju mund të mendoni.

– Shtoni disa pika të vajit të rozmarinës në ½ filxhan vaj ulliri të ngrohtë, dhe përdoreni për masazhimin e trupin tuaj, sidomos gjymtyrët.

– Përpiquni të bëni hidroterapi konstrasti (trajtimi alternativ i nxehtë dhe i ftohtë), për të nxitur qarkullimin e duhur.

– Shmangni kafen dhe kaloni në çaj bimor për mirëqenien e përgjithshme.

– Shmangni konsumimin e alkoolit.

– Thuaj stop duanpirjes dhe shmangni vendet ku pihet duhan.

– Shtoni arra, fara, piper të kuq ose piper të zi, hudhër dhe qepë në dietën tuaj, për të stimuluar sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut.

– Vishni këpucë të përshtatshme dhe mjekësore që të mos pengojnë qarkullimin e gjakut në këmbët tuaja.

– Qëndroni në ajër të pastër dhe merrni frymë thellë.

– Pini ujë mjaftueshëm. Çdo sistem në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të funksonojë normalisht. Për këtë arsye, “Qëndroni të hidratuar” kjo është ndoshta pjesa më e rëndësishme e këshillave shëndetësore.

Superushqimet që nxitin qarkullimin e gjakut

Ne të gjithë e dimë se një dietë e ekuilibruar është jetike për shëndetin e mirë. Por a e dini që ushqimi luan një rol të rëndësishëm edhe në mbështetjen e një qarkullimi të shëndetshëm?

Ju mund ta ndihmoni veten tuaj duke shtuar në dietën tuaj disa ushqime që janë të njohura për rritjen e qarkullimit të gjakut.

Është e rekomanduar që të hani një shumëllojshmëri ushqimesh, për të siguruar lëndët e nevojshme ushqyese që trupi ka nevojë. Duke u ndalur në marrjen e pesë racioneve frutash dhe perimesh në ditë është një mënyrë e përsosur për të filluar. Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime që janë më të mira se të tjerat për rritjen e qarkullimit të gjakut.

– Manaferrat; janë të njohura për të nxitur formimin e qelizave të reja të gjakut dhe për të pastruar gjakun. Ato janë të larta në lëndë ushqyese, prandaj i shtoni në drithëra në mëngjes apo i përzjeni me kos.

– Speci i kuq; është një mënyrë e mirë për të rritur qarkullimin e gjakut dhe normën metabolike. Ai ndihmon edhe forcimin e arterieve dhe enëve të gjakut, dhe mund të parandalojë mpirjet e gishtave dhe qarkullim e dobët në këmbë.

– Peshku: i tillë si salmoni dhe harenga, përmbajnë omega-3 dhe lëndë ushqyese që nxisin përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Konsumojeni 2-3 herë në javë.

– Hudhra: Është holluese natyrale e gjakut. Ajo është fantastike për rritjen e qarkullimit të gjakut në këmbë / duar, dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve të bllokuara. Konsumojeni në mënyrë të përditshme të papërpunuar, dhe me moderim.

– Farat e kungullit; janë një burim i vitaminës E, B3, niacin, të cilat janë provuar të ndihmojnë në qarkulimin e gjakut dhe të parandalojnë mpiksjen e gjakut.

– Shalqiri: është i pasur me lycopene, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave (substancë që mund të ndërhyjë me rrjedhjen e gjakut në arterie). Lycopenet mund të ndihmojnë qarkullimin e gjakut në mënyrë të shëndetshme.

Trajtimi i sëmundjeve në mënyrë natyrale është zgjidhja më e sigurtë dhe më e shëndetëshme!!

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
gjak paralajmeruese qarkullimi Shenja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

më shumë...

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun e kancerit të lëkurës

më shumë...

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të rrisin rrezikun e kancerit

më shumë...

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto shenja të dehidratimit shpesh ngatërrohen me lodhjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

8:00

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës...

7:39

Ish-deputeti i Vetëvendosjes kallëzon Albin Kurtin në...

7:22

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

7:20

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:09

Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa...

6:53

Begaj në Oslo për ceremoninë e lamtumirës...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.