Faza e para-menopauzës dhe menopauzës, janë dy periudha që trupi i femrës pëson shumë ndryshime.

 

Trupi i gruas gjatë fazës së menstruacioneve, përjeton shpesh gjendje te ndryshme që duken si të pashpjegueshme. Më poshtë ju sjell disa prej këtyre ndryshimeve;

 

Ndryshimet në aftësitë njohëse

Gjatë menopauses disa femra raportojnë për probleme me memorie dhe vështirësi për t’i gjetur fjalët e duhura. Megjithatë, dëshmitë që i ndërlidhin këto simptoma me ndryshimet hormonale janë të dobëta. Pra, ndonëse nuk ka shumë të dhëna që e mbështesin faktin se funksioni kognitiv dhe demenca janë të ndërlidhura me menopauzën natyrale, prapëseprapë femrat mund të kenë probleme të tilla gjatë menopauzës.

 

Problemet me gjumin

Problemet me gjumin janë të zakonshme edhe te faza para menopauzës, por edhe gjatë menopauzës. Problemet kryesore me gjumë te gratë në fazën e menopauzës përfshijnë kualitetin e dobët të gjumit dhe pagjumësinë si shkas i temperaturës së lartë dhe djersitjeve gjatë natës.

 

Sëmundjet e zemrës

Rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet te femrat pas menopauzës, ndërkaq zvogëlimi i estrogjenit luan rol në këtë. Hormoni estrogjen zakonisht ndihmon në mbajtjen fleksibile të enëve të gjakut dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *