E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Shenjat e pagabueshme që tregojnë se dikush iu pëlqen

Të kesh vëmendjen e një personi është dhe dëshira e shumë prej nesh, por ndodh shpesh që në situate të ndryshme ne nuk jemi në gjendje që të zbulojmë se kujt i pëlqejmë.

 

Reklamë

Për të mësuar nëse ju keni një person që ju pëlqen ju atëherë është e rëndësishme që të mos i dëgjoni këshillat e revistave të ndryshme, por tu referoheni zbulime të ndryshme të realizuara nga studimet psikologjike mbi sjelljen dhe joshjen.

 

Hulumtimi, i cili është publikuar para pak kohe në revistën ‘Psychological Bulletin’, ka kryer një analizë mjaft interesante mbi shenjat të cilat i dhurojmë kur dikush na tërheq, transmeton Telegrafi.

 

Hulumtuesit kanë zbuluar se sjelljet si kontakti me sy, buzëqeshja, qeshja dhe inicimi i bisedës kanë qenë më së shumti të ndërlidhura me joshjen në të gjitha kulturat e botës. Në kulturat Perëndimore, imitimi i sjelljes dhe lëvizja e kokës gjithashtu janë vlerësuar si indikatorë të fortë të flirtimit.

 

Shenjat e qarta që tregojnë se dikujt po i pëlqeni janë edhe sjelljet që sugjerojnë zhvillimin e besimit dhe raportit, siç është afërsia fizike dhe interesi për të biseduar

Vazhdo të lexosh

Reklamë