Vendi i punës shpesh mund të cilësohet dhe vendi ku të gjithë janë në gjendje që të krijojnë lidhje të ndryshme dashurie. Zyra e punës shpesh cilësohet edhe si ambjenti kumundësia për të flirtuar është më e madhe se kudo tjetër.

 

Ndaj mos u nxitoni, fillimisht kuptoni nëse bëhet fjalë thjesht për miqësi, apo flirt dhe më pas merrni vendimin tuaj. Më poshtë secili nga ju do të jetë në gjendje që në mënyra  të ndryshme të kuptojë se një koleg po flirton me ju.

 

Buzëqeshje e dashur

Nëse ai ju buzëqesh ëmbël, kjo është një shenjë që tregon se po flirton dhe se ka dëshirë që t’ju flasë.

 

Sy të skuqur

Shpesh, edhe pse nuk e japin veten, nëse mashkulli dëshiron të flirtojë me ju, e tregojnë qartësisht sytë e tij. Nëse ai mundohet ta fshehë këtë, tensioni që krijohet në trup bën që t’i skuqen sytë.

 

Kontakti me sy

Është tejet i rëndësishëm ky lloj kontakti mes dy personave. Dallohet lehtësisht nëse është flirt apo një shikim i rastësishëm.

 

Pasqyrimi i veprimeve

Ai mund të nisë të bëjë në mënyrë të pavetëdijshme disa veprime të cilat i bëni edhe ju. Kjo mund të ndodhë në mënyrë instiktive, për të treguar afrimitet.

 

Duart në ije

Nëse ai mban duart në ije, kjo mund të jetë një shenjë e qartë që tregon interes mbi ju. Ai po përpiqet të tregohet familjar dhe të thyejë barrierat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *