Subscribe

Në studion e “7pa5” në Vizion Plus, astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e kësaj fundjave.

Hëna sot është në një hyrje të vështirë me Marsin te gaforrja. Vazhdojmë të jemi pak të çorientuar në mendime e në veprime.

Lexo edhe :

Related Posts

Të fituarit do të jenë ata që funksionojnë pa ndikim të emocioneve. Reagimet emocionale për shkak të ngarkesave të mbartura janë tipike të këtyre ditëve, por duhen shmnagur.

Duhet të mbeten prioritet çështjet që i përkasin raporteve njërëzore. Dita e diel është dita që do më shumë kujdes në fjalë dhe komunikim.

Dashi
Tematika qëndrore e këtij katër ditëshi të fundit të javës është pikërisht çështjet që kanë të bëjnë me detyrime të familjarëve apo fëmijëve. Do ta gjejnë veten në pjesën më të madhe të kohës duke ndihmuar ata që kanë për të zgjidhur probleme. Për çështjet e profesionit do ta kenë shumë më të thjeshtë nga e diela në vazhdimësi.

Demi
Në këtë 4 ditësh kanë të gjitha mundësitë për të zgjidhur çështjet që i përkasin miqësisë. Sot edhe nësër kanë mundësi ta marrin lehtshëm. Do merren me sheshimin e situatave sesa me çështje të rëndësishme në punë. Fundjava duke qenë që i pret një ritëm shumë i përshpejtuar, do të duhet t’ja dedikojnë vetes të shtunën dhe të dielën.

Binjakët
Do të duhet të jenë të kujdesshëm me komunkimin në raportet në çift. Kanë një tendencë të fortë për të acaruar situatën. Në mendimet dhe ndjesitë e tyre qëndron gjetja e ngjyrave të forta emocionale. Do i gjejnë në ambjetet jashtë shtëpisë. Për çështje të rëndësishme konsultohuni me dikë të fushës.

Gaforrja
Marsin e kanë te vetja. Venusi është te Akrepat dhe do shkojë në gradë të barabarta në Marsin e tyre. Kështu që pasioni është ai që ngjyros edhe për mirë edhe për keq.Edhe në diskutime që duhet të marrin pjesë, pasioni do ngjyrosë tonacionin e tyre. Të dielën duhet më pak pasion, pasi kanë tendencën që situata të shkojnë në drejtim të kundërt të asaj për çfarë jeni nisur.

Luani
Periudha në të cilën ndodhen është nevoja për ndryshim. Ndoshta ambjentin e punës, ndoshta ndryshime në shtëpi. Kjo tendencë do vazhdojë deri në ditët e para të dhjetorit. Sot edhe nesër kanë tendencën për tu marrë me zgjidhjen e një çështje të dikujt nga familja që e duan fort. Nuk do mungojë mundësia për të marrë lajme të gëzuara. Kujdes të dielën në raportet në çift.

Virgjëresha
Tematika qëndrore që nxjerr në dukje Eklipsi i Diellit që ndodhi më 2 tetor është shqetësimi për ekonominë. Çfarë duhet dhe çfarë do korigjojnë për të prodhuar më shumë. Ndjesia e pasigurisë ekonomike do jetë e fortë dhe do vazhdojë deri të hënën paradite. Mos i diskutoni me zë mendimet tuaja. Kujdes të dielën nga ndonjë debat i papritur me ndonjë mik.

Peshorja
Kanë shumë hyrje planetare. Ndihmesën e jashtme e kanë shumë të fortë. Është zyrtarisht muaji i tyre dhe i tillë do rezultojë. Kanë tendenën për t’i dhënë ngjyra të forta jetës së tyre personale. Kjo është periudha perfekte që beqarët e peshores të gjejnë shpirtin binjak. Kujdes të dielën në komunikim me baballarët.

Akrepi
Këtë fundjavë do jenë në atmosferë adoleshenti. Sot nuk do mund të arrijnë dot në kohë gjërat që duan në aspektin profesional. Lini mënjanë pjesën e gjykimit për fatin, por merruni konkretisht çfarë duhet të korigjoni në çështjet profsionale. Të dielën kanë tendencën për tu mbyllur në guackën e vet. Vensui është te ata dhe mund të bëjë të mundur të nxjerrë pikat e dobëta në raporte familjare.

Shigjetari
Përsa i përket tendencës së këtij eklipsi është që duan dhe kanë nevojë për ndryshim në punë dhe në ambjetet e shtëpisë. Muaji tetor do të nxisë përshpejtim të vendimeve të rëndësishme jetike. Do dëgjojmë shumë vendime fejese, martese te shigjetarët, që duken të nxituara por do t’i rezistojnë kohës. Kujdes me sportet ekstreme në fundjavë.

Bricjapi
Profesioni dhe pakënaqësitë në drejtim të profesionit është prioriteti i mendimeve të tyre. Me ngarkesa të tilla do vazhdojë deri të hënën. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në reagimet e tyre, pasi kanë tendencën që tonacionet të jenë të larta. Sidmos ditën e diel, kudo që të ndodheni kujdes me ngjyrat e zërit.

Ujori
Eklipsi i Diellit ndodhi në një vendosje planetare që është e favorshme për të zjgidhur çështje profesioni. Nëse keni për të diskutuar çështje me eprorë, bëjeni sot dhe nësër. Ndërsa në fundjavë merrni situatën në dorë për problematika që ka brenda familjes.

Peshqit
Pasiguritë e ekonomisë janë ato që ka nxjerr në sipërfaqje Eklispi. Menaxhoni mirë borxhet, nëse keni ose ju kanë. Pasi deri në mesin e muajit tetor duket sikur do të jetë tematika qëndrore e këmbimeve ekonomike të mbartura. Nga sot vendosini në një vijë të drejtë. Ndjesia do tu ndryshojë shumë nga mesi i javës së ardhshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *