Ulja e forcës së kapjes është një shenjë e hershme e demencës, pra plakes së trurit. Sipas një studimi të ri në SHBA, forca e zvogëluar e kapjes është shenja e parë që tregon se po ju dëmtohet truri.

 

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Dakotës Veriore thonë se mjekët duhet të vlerësojnë forcën e kapjes si pjesë e një ekzaminimi të pacientit, që dyshohet se vuan nga demenca.

 

“Matja e forcës së kapjes është e lehtë, e thjeshtë dhe jo invazive. Në zyrën e mjekut mund t’i kërkojmë pacientit të bëjë presion duke e mbyllur pëllëmbën e dorës tri herë. Por edhe në shtëpi mund të llogaritet fuqia e kapjes vetë”, tha profesori Ryan McGrath, i cili drejtoi studimin.

 

Procesi normal i plakjes natyrshëm çon në dobësimin dhe forcën e kapjes së duarve tona, duke ndikuar në aktivitetet e përditshme të thjeshta dhe komplekse.

 

Demenca prek rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën, një numër që pritet të dyfishohet në 20 vitet e ardhshme. Sëmundja aktualisht është e pashërueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *