Subscribe

Astrologia Meri Gjini ka paralajmëruar shenjën e Dashit që të ketë kujdes përgjatë tre ditëve gjatë kësaj jave, duke qenë se kanë Mërkurin në të kundërt.

Ajo i këshillon që të kenë kujdes me komunikimin dhe t’i marrin gjërat me qetësi pasi kanë kohë plot për të zgjidhur gjërat që i shqetësojnë.

“Për shenjën e Dashit nuk do të mungojë entuziazmi gjatë ditës së sotme dhe në vazhdim. Duke qenë se kemi këtë Hënën e Re në një pjesë të hartës së tyre, ndihmon shumë për të mbyllur çështje studimore, ligjore, zyrtare, detyrime me shtetin apo me të tretët, sidomos të enjten dhe të premten.

Me Mërkurin në të kundërt do të duhet të jenë të kthjellët në mendime sepse kanë një tendencë të jenë të çorientuar apo me shumë mendime në të njëjtën kohë. Një nga një, ka kohë plot për të zgjidhur të gjitha ato që mendojnë në trurin e tyre. Shumë pak kujdes me komunikimin, ditën e mërkurë, orët e para të paradites”, tha Gjini në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *