Djegia e një transformatori ka lenë pa energji elektrike lagjen pranë portit të Shëngjin për gati 24 ore. Banoret shprehen se mungesa e energjisë iu sjell mjaftë dëme ndërsa thonë se kjo situatë përsëritet vazhdimisht. Mungesa e energjisë shprehen ata penalizon edhe turizmin. Ndërsa për bizneset që operojnë në këtë zonë situata është edhe me problematikë pasi mungesa e energjisë dëmton mallrat dhe produktet që mbahen në frigoriferë. Nga ana tjetër burime nga OSHEE në Lezhë bëjnë me dije se do të ndërhyhet menjëherë për rikthimin e energjisë në këtë zonë.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *