Subscribe

Zjarri qe prej tre ditësh ka përfshire pyjet e Shëngjinit, vijon te shkrumboje sipërfaqe te tjera me bredha e pisha. Gjate natës jane shfaqur vatra te reja, duke e bere edhe me te vështire shuarjen e tij. Forcat zjarrfikëse dhe ato te ushtrisë janë shpërndare ne terren, për te vene nen kontroll flaket. Por është dashur ndërhyrja urgjente nga ajri, pasi zjarri u shfaq pranë shtëpive ne qendër te Shëngjinit. Ndërsa ne disa zona te njohura te ushtrisë, ka pasur shpërthime per shkak te flakëve. Nenkoloneli Ali Mali deklaron se po punohet pa ndërprerje, per te vene nen kontroll zjarrin. Drejtues te shërbimit zjarrfikës, thonë se demet e shkaktuara deri tani janë te konsiderueshme. Zjarri qe po vijon prej tre ditësh ka dhënë ndikimet e veta ne turizëm. Administratore resortësh e hotelesh thonë se ka pasur largime pushuesish për shkak te frikës. Deri tani nga autoritetet lokale raportohen 10 hektarë pyje te djegura nga zjarri. Ndërkohe, policia e Lezhës ka arrestuar një bari si te dyshuar për zjarrvenie te qëllimshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *