Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku e ka cilësuar marrëveshjen e “Shengenit” ballkanik si një marrëveshje për konsum politik.

 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus, Çejku theksoi se ideja nuk vjen si pasojë e kërkesës së tre parlamenteve të tre vendeve por nga lidershipët politikë.

 

Duke renditur një sërë faktorësh, Çejku theksoi se koha për ta realizuar këtë marrëveshje nuk është e mjaftushem pasi Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet për në BE.

 

“Si teme kjo nuk eshte e re. Here pas here ka pasur tendenca per keto nisma rajonale. Kjo ka qarkulluar disa here. Si shengeni apo si zona e vendeve te Vishegradit. Cdo iniciative qe vjen per lehtesimin e mallrave aponte njerezve eshte per tu vleresuar. Por personalisht nuk e shoh te realizueshme pasi jane disa faktore. E para nisja e iniciatives dhe pastaj faktoret qe do ta bejne te disponueshme. Pasi eshte koha. Koha qe kemi ne favor nuk eshte e disponueshme sepse kemi detyrimet tona per tu bere anetare te BE. Sepse kemindetyrimet tona per tu bere anetare te BE kemi dhe kete shengenin ballkanik qe eshte nje mini europe ballkanike. Dhe keto te dyja nuk eshte se konvergojne shume. Pikenisja e idese, vjen nga lart poshte. Nje ide qe vjen nga lidershipe politike dhe nuk vjen si nevoje e parlamenteve.”

 

Sipas ish-ambasadorit, nga marrëveshja e “Shengenit” ballkanik përfiton vetëm Serbia e cila sipas tij po afron Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut vetëm për interesat e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *