Subscribe

Ndonëse në ditën e nëntë të grevës së urisë, ende nuk ka asnjë sinjal për nisje dialogu mes naftëtarëve dhe autoriteteve lidhur me pagat e prapambetura.

Të vendosur për t’i shkuar deri në fund plotësimit të e kërkesave naftëtarët thonë se do të vijojnë grevën e urisë.

 

SOKOL DAUTAJ

KREU I SINDIKATËS SË NAFTËTARËVE

Mesazhi është shumë i qartë. Ne jemi ashkë me të gjithë kolegët dhe kërkojmë një zgjidhje. një zgjidhje ligjore. Të gjithë ata që e kanë në dorë këtë zgjidhje duhet të reagojnë një ore e më parë. Për kryetarin e opozitës, të kuvendit, për kryeministrin, gjithkush që ka në dorë zgjidhjen për naftëtarët dera është e hapur.

 

Ndërkohë gjendja shëndetësore e grevistëve sa vjen e rëndohet.

 

Naftetari

 

Këputje trupi, marrje mendsh, tension. S’kemi ça themi më. Deri në pikën e fundit do flijohemi këtu.

 

 

Naftëtarët kërkojnë marrjen e 13 pagave të prapambetura ndërsa akuzojnë kompaninë se nuk mbajti premtimin për shlyerjen e detyrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *