Dita e Shën Valentinit, është dhe dita ku shumica  çifteve kërkojnë që ti kushtojnë pjesën më të madhe të kohës partnerit të tyre. Femrat janë dhe personat të cilat kërkojnë më shumë romancë në një ditë të tillë.

 

Dhurata e kësaj dite është dhe pjesa më e rëndësishme për secilin partner. E para gjë që duhet ditur kur e zgjidhni dhuratën e ditës së Shën Valentinit është se duhet t’i blini diçka që ajo e pëlqen, që ajo nuk do ta blejë vetë.

 

Më poshtë do të lexoni disa nga dhuratat më të shpeshta që mund të bëhen në një ditë të tillë;

 

Çokollatat

Nëse jeni në fillim të lidhjes çokollatat mund të jenë të mira, por kjo vlen vetëm nëse nuk e njihni sa duhet njëri-tjetrin. Vetëm sigurohuni që ta gjeni llojin që ajo e pëlqen më shumë. Ja si mund ta bëni këtë: herën tjetër që jeni bashkë mund të hyni në një dyqan dhe t’i blini një çokollatë. Mbajeni në mend atë që zgjedh ajo.

 

Të brendshme

Nëse keni qenë bashkë për më shumë se 6 muaj, mund të tundoheni t’i blini asaj të brendshme në këtë fazë të lidhjes, por ai do të ishte një hap i madh prapa. Pa marrë parasysh sa mirë do të duket në to, ju do të mbeteni egoist. Në vend të kësaj mund t’i blini trëndafila ngjyrë shampanje. Ata janë seksi dhe romantikë në të njëjtën kohë.

 

Veshje

Nëse keni rreth një vit që po takoheni, mund t’i dhuroni asaj një mantel dhe t’i thoni se në këtë mënyrë do t’u ndiejë juve gjithmonë rreth vetes.”Kjo është një gjë emocionale dhe rehatuese, jo diçka seksual.

 

Udhëtimi

Nëse jeni në një lidhje serioze, kjo do të ishte dhurata më e mirë e mundshme. Kalimi i disa ditëve bashkë dhe larg të gjithë të tjerëve do t’u ndihmojë që të relaksoheni bashkë dhe të merrni një tjetër kah në lidhjen tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *