Policia e Tiranës ka proceduar penalisht katër persona, banorë në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, të cilët kanë kundërshtuar prishjen e disa objekteve.

 

Janë proceduan penalisht E. M., 41 vjeç, K. L., 40 vjeç, L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe.

 

Në njoftim theksohet se këta persona kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *