E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shembje gurësh në rrugën e Ulzës, rrezik për automjetet

Shirat e vazhdueshëm prej 24 orësh kanë krijuar probleme të mëdha në rrugët e Qarkut Dibër. Rruga e qytezës së Ulzës në disa segmente është me një sens lëvizjeje për shkak të rënies së gurëve.

 

Gjendja e tillë në këtë rrugë është prej 24 orësh ndërsa firma mirëmbajtëse nuk duket gjëkundi për largimin e gurëve nga aksi rrugor.

 

Qyteza e Ulzës ka një frekuentim të madh të vizitorëve kryesisht në fundjavë. Por të gjithë ata që i janë drejtuar Ulzës në dy ditët e fundit janë përballur me problemet e rrugës dhe praninë e gurëve të mëdhenj.

Më shumë video