Qarkullimi i automjeteve me drejtim nga Qarku Dibër drejt Tiranës dhe anasjelltas është bllokuar në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pak kilometra nga dalja e Tiranës.

Shkak për këtë është bere shembja e masivi shkëmbinjsh që nuk është bërë nga shkaqe natyrore, por nga vetë firma që po ndërton rrugën e Arbrit.

Që prej pasdites, dhjetra automjete kanë qëndruar për shumë kohë në pritje për shkak se rruga u bllokua nga gurët e mëdhenj që shembeshin nga një mjet tip fadromë në shpatin e malit.

Shembja e gurëve është në një pikë delikate pasi ndodhet mes dy urave dhe gurët në madhësi shkëmbi mund të rrezikojnë dëmtimin e këtyre urave.

Banorë të zonës thanë se prej ditësh firma po punon në shpatin e malit dhe se mund të jetë duke hapur një tjetër gurore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *