E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shembje gurësh e dherash, bllokohet rruga Burrel-Skuraj (VIDEO)

Reshjet e pandërprera të shiut, të nisura që në orët e para të mëngjesit të së martës, kanë sjellë probleme të shumta në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Situata më problematike paraqitet në aksin nacional Burrel–Skuraj, ku në segmentin e Shkopetit janë regjistruar shembje masive shkëmbore dhe dherash, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks, pasi rreziku nga shembjet mbetet i vazhdueshëm.

Ndërkohë, kompania mirëmbajtëse e rrugës ndodhet në terren dhe po punon për largimin e gurëve dhe materialeve inerte që kanë bllokuar pjesërisht karrexhatën.

Sipas parashikimeve, situata pritet të rëndohet në orët në vijim, për shkak të vazhdimit të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe rritje të nivelit të lumenjve dhe përrenjve në zonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë